Pas vëllazërores së 13 nëntorit të vitit 2015 që u zhvillua në Prishtinë dhe që u kthye në një festë të madhe, Shqipëria dhe Kosova do të jenë sërish përballë njëra-tjetrës këtë herë në në Zurich të Zvicrës, aty ku stadiumi i Letzingrund sot në orën 20:00 do të jetë i tejmbushur me shqiptarë.
Këtë rast nuk e ka lëshuar as presidenti “K.F.Ballkanit” z,Arsim Kabashi i cili së bashku me bashkëpuntorët e tij, po qëndron në Zvicër për ta ndjekur lojën për së afërmi. Ai, përkundër dëshirës së madhe që ka për dy kombëtaret, nuk ka hezituar të tregoj edhe për kënd bënë tifo sonte, duke u paraqitur me fanellën e përfaqësueses së Kosovës që nënkuptohet se për Kosovën. Transmeton Gazeta Projekti.