64-vjeçari nga Mitrovica gjendet pa shenja jete në një hotel në Ohër Një 64-vjeçar nga Mitrovica është gjetur pa shenja jete sot në një dhomë hoteli në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Sipas agjencisë së lajmeve Ina, vdekjen e R.T. e ka konstatuar mjeku i Emergjencës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion, transmeton KlanKosova.tv.