Qeveria që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj ia ka plotësuar dëshirën jetësore djalit të presidentit historik Ibrahim Rugova, Mendim Rugovën, duke i gjetur punë në Qeveri.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u vendos që Mendim Rugova të bëhet koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit, shkruan gazetametro.net.
E ky post duket të jetë realizim i ëndrrës për Mendimin, pasi ky i fundit merret që sa vjet vullnetarisht me punën e meteorologut.
Sido që të jetë, si koordinator veçse për një sektor tjetër sot u emërua edhe Rexhep Hoti. Ai do të jetë koordinator nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.
Ndryshe, Mendimi është djali i madh i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Ai ka edhe një vëlla, Ukë Rugovën, dhe motrën Teuta Rugovën, e cila është deputete në Kuvendin e Kosovës.