970×90
970×90
970×90
970×90

Qeveria ndan 300 mijë euro për t’i çuar veteranët në deti

Qeveria ndan 300 mijë euro për t’i çuar veteranët në deti

Qeveria e Kosovës që po udhëheqet nga një ish-komandant i UÇK’së, u ka dalë ‘hakesh’ veteranëve të kësaj ushtrie.


Në mbledhjen e sotme u vendos që të ndahen 300 mijë euro për t’i dërguar në det e banja veteranët, shkruan gazetametro.net.

Këtij vendimi i parapriu një kërkesë e OVL e UÇK, të cilët thanë se me këto mjete po kërkohet të financohet rehabilitimi i veteranëve.

Hysni Gucati dje kishte thënë se kjo kërkesë po bëhet për nevoja shëndetësore të njerëzve që janë në listën e veteranëve.

E kur flitet për lista, duhet të theksohet se listat e veteranëve ishin fryrë për të future sa më shumë njerëz në listat e pensioneve.

Për këtë çështje kishin reaguar gazetarë e organizata vendore, e po ashtu edhe ato ndërkombëtare. Ndaj fryrjes së listave kishin ardhur reagime edhe nga BE’ja e Banka Botërore

Related posts