970×90
970×90
970×90
970×90

Mediat serbe: CIA rrëzon Vucic’in nga Shkupi, Jeremic lider i ri

Mediat serbe: CIA rrëzon Vucic’in nga Shkupi, Jeremic lider i ri

Dias media në serbi shkruajnë se SHBA’të po përgatisin operacion sekret për të ndërruar udhëheqjen shtetërore në Serbi, vendin ku Rusia ka investuar shumë të mëdha parash në propagandë dhe media.


Sipas këtyre raportimeve, amerikanët më 21 maj në Shkup kanë mbajtur një takim sekret ku është hartuar strategjia për rrëzimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe pushtetit të tij në Beograd, transmeton gazetametro.net.

Në takim morën pjesë ish-kreu i komunës së Zajeçarit Sasha Mirkoviq, pronari i  TV Nova nga Maqedonia Sead Koçan dhe Boban Jovanoviq, informator për koordinim me shërbimet perëndimore në Ballkan, ndërsa temë e takimit ishte rrëzimi i pushtetit në Serbi, shkruan Srbija Danas.

Sipas bashkëbiseduesve, CIA po përgatit një buxhet prej 16 milionë dollarësh për tentimin e ri të rrëzimit të shefit të shtetit serb.

“Berns ka caktuar takimin në Shkup për bartjen e pjesës së aksioneve të TV Nova te Sasha Mirkoviq dhe Zoran Bashanoviq, i cili është pronar i TV Nasha në Serbi. Prapaskena e këtyre transaksioneve është intensifikimi i propagandës mediatike dhe përgatitja e terrenit për ndryshimin e pushtetit në Serbi”, ka bërë të ditur një burim i paemëruar, duke mos treguar se kush është personi me emrin Berns që ai përmend.

Po sipas këtij burimi, nga Sofja në Shkup është zhvendosur ekipi special i CIA-s, i cili do të koordinojë operacionin në Serbi.

“Është përgatitur buxheti prej gjithsej 16 milionë eurosh”, zbulon burimi, sipas të cilit amerikanët tashmë kanë vendosur që lideri i ri i opozitës të jetë Vuk Jeremiq, i cili duhet të udhëheqë pushtetin e ndërruar.

“U ra dakord që Jeremiq do të hyjë në skenë deri në fund të vitit dhe atë me të butë – dorëheqjen e presidentit të Serbisë ose me forcë në protesta që përfshijnë skenarin maqedonas,” precizon burimi.

Çfarë është edhe më kontradiktore nga këto raportime është personi që thuhet të jetë zgjedhur nga amerikanët si i preferuari i tyre.

Pikërisht SHBA’të e penguan Jeremic të zgjidhej sekretar i përgjithshëm i OKB’së në zgjedhjen e fundit.p

Related posts