970×90
970×90

Përkrahësi i Vetëvendosjes Nezir Kraki, zhgënjehet me deputetin e VV-së i cili thotë se është mashtruar

Përkrahësi i Vetëvendosjes Nezir Kraki, zhgënjehet me deputetin e VV-së i cili thotë se është mashtruar

Deputetin e Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, e kanë ftuar në një konferencë shkencore në Paris. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook. Deputeti ka treguar se atje ia kanë paguar udhëtimin dhe akomodimin.

Por lidhur me akomosimin e tij, analisti Nezir Kraki i ka komentuar që të bëjë kujdes nga një mashtrim I mundshëm në Internet.

Në komentin e tij, Kraki thotë se pas një verifikimi që ka bërë del se Konferenca në fjalë dhe të gjitha logjistikat e lidhura me të janë një mashtrim I orkestruar me mjeshtri.

“Prandaj ju ftoj te mos beni pagesen 650€ per « para-regjistrim » sepse do i humbni ato para”, shkruna në koment Kraki.

Komenti i tij i plotë:

“Profesor i nderuar, me keqardhje ju njoftoj se pas nje verifikimi te thjeshte, duket se Konferenca ne fjale dhe te gjitha logjistikat e lidhura me te eshte nje mashtrim i orkestruar me mjeshtri.

Prandaj ju ftoj te mos beni pagesen 650€ per « para-regjistrim » sepse do i humbni ato para.

Hoteli i permendur ne Paris per akomodim nuk ekziston fare, sikurse nuk ekzistojne as firmat sponsorizuese te ketij eventi. Numri per rezervimin e hotelit ne Paris eshte numer virtual VOIP dhe jo fiks, ne Paris adresa e hitelit eshte nja ndertese banimi. Perveç kesaj, krejt faqet e internetit jane veç « interface page ».

Mashtrime te tilla ndodhin sot shpesh permes internetit.

Ju nuk keni nevoje per mashtrues qe ta paraqisni punen tuaj.

Shendet e te fala nga Parisi i vertete.”

Related posts