
Sot, qytetarët e Junikut me iniciativen e aktivistit Burim Kuçi kanë pastruar varrezat e fshatit Junik të lagjes Berishë.
Thirrjes së Burimit i janë bashkuar një numër i konsiderueshëm të cilët së bashku kanë pastruar varrezat e qytetit.
“Faleminderit per gadishmerin qe po tregoni per vendin tuaj gjesisht per pastrimin e varrezave te lagjes Berishe. Faleminderit per dreken sot Fatmir Asmon Kuqi dhe shpenzimet tjera Rexhep Laha. Ne nuk do te ndalemi per lagjen tone sepse do te kete edhe organizime tjera ne lagjen tone Berishe. Ne tani do ta bejm planifikimin e rrethimit te varrezave ku presim nga diaspora jone e dashur te na mbeshtesin financiarisht per rrethimin e varrezave. Per cdo gje do te informohi ne diten ne vijim”, ka shkruar Kuçi në Facebook.