
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim theksohet se Ministri Mehaj së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përveç tjerash, do të priten nga autoritetet më të larta qeverisëse dhe ushtarake të Shtetit të Lowa-s.
“Republika e Kosovës dhe Shteti i Lowa-s, kultivojnë partneritetin e ngushtë ndërshtetëror tashmë mbi një dekadë dhe vizita përkatëse është në funksion të forcimit të mëtejmë të këtij partneriteti”, thekson njofitmi.
Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka nisur vizitën në Dallas. /Reporteri.net