970×90
970×90

Taksisti i ‘Online Taxit’ pre e grabitjes së armatosur, pasagjerët ia marrin paratë dhe dy telefona

Taksisti i ‘Online Taxit’ pre e grabitjes së armatosur, pasagjerët ia marrin paratë dhe dy telefona

Një shofer i kompanisë së taksive “Online Taxi”, ka qenë pre e grabitjes së armatosur në fshatin Grashticë të Prishtinës, mbrëmë pas mesnatës, raporton Gazeta Sinjali.  

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se shoferi i kompanisë është grabitur nga dy pasagjerë të cilët i mori afër Gjykatës Kushtetuese, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë, për t’i dërguar në fshatin Grashticë.

“Destinacioni” i pasagjerëve siç duket u planifikua me qëllim që grabitja të kryhet në periferi dhe të njëjtit të arrijnë të ikin.

Sipas burimeve të Sinjalit, derisa pasagjerët kanë qenë në taksi, njëri prej tyre nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur shoferit 90 euro para të gatshme, si dhe dy telefona të kompanisë.

Rastin e ka denoncuar punëtori i “Online Taxi”, i cili ka deklaruar se pasi të dyshuarit e kanë grabitur, kanë ikur në një drejtim të panjohur për të.

Sinjali mëson se Policia ka nisur hetimet për kapjen e të dyshuarve për këtë rast të grabitjes dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti.

Related posts