Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka hedhur kritika të ashpëra lidhur me mënyrën si po drejtohet diplomacia e vendit.
Ai po akuzon diplomacinë kosovare se është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të presidentit Hashim Thaçi, shkruan gazetametro.net.
“Politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defanzivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit të Thaçit. Krejt shërbimi diplomatik i Kosovës është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të tij personal. Televizioni publik RTK veç sa nuk ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit”, ka thënë Hoti.
Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, nëpërmjet një reagimi në Facebook, po thotë se televizioni publik RTK vetëm sa s’e ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit.
Po ashtu, Hoti akuzon ministrin e Jashtëm Bexhet Pacollin, se është pjesëmarrës në borde të ndryshme bashkë me personalitete të dyshimta ruse.
“Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve. Ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse”, ka shtuar ai.
Sipas Hotit diplomacia e kreministrit Haradinaj dhe kryeparlamentarit Veseli është kompromentuar dhe duhet të ndalohet sa më parë.
E për këtë situatë, sipas Hotit, përgjegjës janë Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj si njerëzit kryesorë të koalicionit qeveritar