Arta Nitaj është një ndër aktoret më të pëlqyera shqiptare.
Bukuroshja shqiptare është bërë e famshme në saje të rolit së nxënëses së serialit “O Sa Mirë”, ku paraqitet me rolin e Xhesikës.
Kjo ka bërë që aktores t’i shtohen edhe më shumë fansat në rrjetet sociale, të cilët e ndjekin hap pas hapi.
Mirëpo shumë pak dinë prej jetës private të zeshkanes dhe si dukej ajo më parë para se të bëhej e famshme.
Së fundi në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi të Artës se si është dukur në mbrëmjen e maturës dhe nga kush është shoqëruar.
Nitaj shihet tejet elegante teksa kishte veshur një fustan të ngushtë që i theksonte linjat trupore.
Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në episodet e ardhshme të serialit satiro-komik të lartcekur. /Telegrafi/