970×90
970×90

Pas 3 ditësh u gjet në Junik, vajza 13 vjeçare thotë se u mashtrua nga 33 vjeqari

Pas 3 ditësh u gjet në Junik, vajza 13 vjeçare thotë se u mashtrua nga 33 vjeqari

Me datë 3 maj ishte raportuar si e zhdukur vajza 13 vjeqare nga Gjakova. Në kërkim të saj përpos policisë së Kosovës ishte vazhdimisht edhe babai i saj me një grup familiarësh. Gjatë ditës së djeshme poashtu në ndihmë j’u erdhën edhe një grup kërkuesish nga Prishtina. Sot rreth orës 12 vajza me inicialet H.F u gjet në Junik nga babai i saj.

Vajza pretendon se u mashtrua nga një mashkull i moshës 34 vjeqare me inicialet Sh. Ll, i cili fillimisht e kishte ftuar për kafe.

Ajo mohon të jetë keqtrajtuar ndërsa përgjatë 3 netëve ajo thotë  ka qëndruar në oborr të shkollës aty  ku edhe u gjet, gjithashtu shtoi se nuk u ndihmua nga askush, edhe pse thotë që ka parë njerëz përreth. 

Ajo tha që ndihet mirë dhe nuk ka nevoj për ndonjë ekzaminim mjekësor. Në të njejtën kohë nga policia e Kosovës saktësishtnga  zëdhënësi i policisë Nysret Gjurkaj përmes një shkrese na është përgjigjur për rastin në fjalë.

Ankuesi (babai)me datë 03.05.2022 ka ardhur në SP dhe ka raportuar se vajza e tij e moshës 13 vjeqare është larguar nga shtëpia me datë 02.05.2022 rreth orës 09;30 dhe për të njejtën më nuk kishte informatë. Ankuesi e kishte kërkuar në disa lokacione ku dyshohet se mund të ishte vajza e tij mirpo të njejtën nuk e ka  gjetur. Sipas ankuesit viktima ishte larguar edhe një herë tjetër nga shtëpia. Lidhur me rastin është njoftuar pprokurori kujdestar dhe në konsultim me të iniciohet rast si më lartë. Rasti nënë hetime.

Në të njëjtën shkresë kanë shtuar edhe një shtojcë:

Me datë 05.05.2022 rreth orës 12;00 viktima e raportuar si e zhdukur është gjetur nga familiarët e saj në Junik. Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore. E njejta ndodhet në stacionin policor Gjakovë, në sektorin rajonal të hetimeve, për veprime hetimore të mëtutjeshme.

Vajza aktualisht është pranë familiarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore.

Related posts