970×90
970×90

Kryetari i Komunës së Junikut ankohet në kryeministrin Kurti, kjo është arsyeja

Kryetari i Komunës së Junikut ankohet në kryeministrin Kurti, kjo është arsyeja

Kreyetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, është ankuar në vendimin e qeverisë për të shfuqizuar vendimi i ish-qeverisë Haradinaj  për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave. Shkruan Gazeta Projekti.

Sipas tij, ky vendim është bërë pa konsultime me komunat. “Deri me tani ne kemi pasur bashkëpunim. Por ky vendimi i fundit i qeverisë për tërheqjen e tokave të cilat ua kanë dhënë komunave në vitin  2018 është bërë pa konsultimeve.

Ne nuk kemi pasur konsultime paraprake për këtë çështje. Ne në ato toka kemi bërë plane dhe investime në ato toka të cilat do të ndikonin në zhvillimin dhe ndërtimin e zonave ekonomike industriale”, ka thënë ai, duke treguar shumat që kanë investuar në ato toka. “Ne kemi bërë investim rreth 800 mijë euro. Është objekt i agro-turizmit që e kemi ndërtuar, i cili ende nuk është përuruar, por është në përfundim e sipër. Ky objekt është  ndërtuar pikërisht në atë parcelë, duke u bazuar në vendimin e qeverisë që në vitin 2018, i cili ua ka kthyer tokat disa komunave, dhe ne kemi qenë përfitues në këtë drejtim.  Ne jemi të  dëmtuar në këtë drejti, sepse kemi bërë investime dhe plane për disa parcela që i kemi pasur të kthyera për nevoja të zhvillimit ekonomik lokal”, ka thënë ai për Gazeten Nacionale, transmeton Gazeta Projekti.

Related posts