970×90
970×90

Gjigandi i futbollit kosovar Ballkani merr edhe një pikë sot në derbin e zhvilluar në Llap

Gjigandi i futbollit kosovar Ballkani merr edhe një pikë sot në derbin e zhvilluar në Llap

Llapi dhe Ballkani kanë ndarë pikët në ndeshje derbi të javës së 32-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Zahir Pajazit” ka përfunduar me rezultatin 1-1.

Ermal Krasniqi në minutën e 16-të kaloi fillimisht mysafirët nga Suhareka në epërsi, teksa vendasit barazuan në minutën 61 me golin e shënuar nga Kastriot Selmani.

Vlen të theksohet skuadra e drejtuar nga Ilir Daja luajti me një lojtar më pak nga minuta e 76-të, pas përjashtimit te Lumbardh Dellovës.

Ballkani me 70 pikë është në krye të tabelës, me 12 pikë më shumë se Gjilani i pozitës së dytë. Pra, suharekasve iu duhet vetëm edhe një pikë nga katër xhirot e fundit për t’u shpallur kampionë.

Kurse, Llapi renditet i katërti me 54 pikë. /Gazeta Express/

Related posts