
Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është mbajtur ceremonia e 15 vjetorit të operimit të qendrave këshilluese në Kosovë “AWO Nurnberg”,organizatë kjo e cila për 15 vite mbështet të kthyerit nga Gjermania në riintegrimin e tyre në Kosovë.
Fillimisht pjesëmarrësit i përshëndeti z. Nezir Kolgeci, udhëheqës i projekti për të rikthyerit në Kosovë, ku falënderoj të gjithë partnerët të cilët kanë mbështetur projektin dhe kanë luajtur një rol të rendësishëm në integrimin e tyre. I pranishëm në ceremoni ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë i cili tha se vazhdimi i punës për 15 vite në integrim tregojnë se është shumë e rendësishme kjo fushë.
“Jetëgjatësia e projektit tregon një rëndësi të veçantë, prandaj ne e kemi përkrahur projektin në vlerë 1 milionë euro”, tha ndër të tjera ambasadori Jorn Rohde.
Për rëndësinë e projektit, në një intervistë për portalin “Gazeta Projekti” ka folur edhe znj. Angelika Weikert presidente e AWO Nürnberg-ut dhe z. Axel Strohlein, president i zyrës shtetërore për Azil dhe Kthim në Bavari.
Znj. Weikert ka thënë se gjatë operimit 15 vjeçar të organziatës objektivat dhe qëllimi janë arritë, por duhet ende kohë sepse riintegrimi nuk është një proces i cili mundet mu kry sot për nesër.
“Projekti është i gjatë dhe i përshtatet nevojave të atyre që kthehen në Kosovë’, ka thënë ajo.
Znj. Weikert ka folur edhe për qytetarët të cilët qëndrojn ilegalisht duke thënë se ata duhet sa më shpejt ta rregullojnë statusin e tyre sepse qëndrimi ilegal vetëm sjell pengesa sepse ata nuk kanë qasje në shkollimin publik as në paranë publike të shtetit Gjerman.
Ajo, ka folur edhe për ata persona të cilët dëshirojnë të udhëtojnë drejt Gjermanisë.
“Rruga prej Kosovës në Gjermani nuk është e lehtë andaj duhet të jenë të përgaditur për jetën gjermane”, ka thënë ajo.
Për portalin Gazeta Projekti ka folur edhe presidenti i zyrës shtetërore për Azil dhe Kthim në Bavari, z. Axel Strohlein, i cili ka folur për procedurat e kthimit në vendet prej nga vinë,
“Për ne si zyrë është shumë i rendësishëm kthimi vullnetarë i personave në vendet e tyre dhe për këtë arsye jemi partner dhe donator të këtij projekti në Kosovë duke përkrahur riintegrimin në vendet e origjinës, mirëpo ka raste kur edhe përsonat duhet të kthehen ku nuk kanë lejeqendrim në Gjermani dhe në këto raste bëhet deportimi i personave”, ka thënë Strohlein. Ai, ka folur edhe për mënyrat e rikthimit vullnetar apo deportim.
“Për fat të mire ka shumë vullnetar që kthehen në vendet e tyre dhe për këtë arsye ne i përkrahim dhe i informojmë personat se munden me e gjetë veten në vendet e tyre duke pas një riintegrim më të qendrueshëm.
Vlerë e rendësishme për ne është edhe puna me të rinj që ti trjanojmë në fusha të ndryhshme që ti përgadisim për tregun e punës”.