970×90
970×90
970×90
970×90

Tahiri: Informatat e AKI-së bënë që Njësia Speciale të rrethojë Burgun e Dyzit

Tahiri: Informatat e AKI-së bënë që Njësia Speciale të rrethojë Burgun e Dyzit

Javën që shkoi ka pasur një shtim të masave të sigurisë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc, madje edhe Njësitë Speciale të Policisë janë angazhuar rreth burgut.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka treguar se përse është marrë ky vendim.

“Kemi pasur disa informata që mund të ndodh diçka nga jashtë dhe nuk mund t’i lëmë asgjë rastësisë. Kemi qenë të përgatitur dhe nuk kemi dashur të zihemi në befasi. Jam shumë i lumtur që kemi AKI-në e cila është shumë e përgatitur. Nuk e di nëse diçka do të ndodhte, apo jo, por është më mirë të jemi të përgatitur”, tha Tahiri

Tahiri ka folur edhe për problemin e radikalizmit të të burgosurve duke thënë se është situatë shqetësuese.

“Është një fenomen mjaft i përhapur në qendrat korrektuese të Kosovës, por kemi hartuar një strategji se si t’i qasemi këtij problemi”.

Tahiri, duke folur për kolegët e tij ministra, për të cilët janë ngritur aktakuza, ka thënë se nuk është e hijshme që në kabienetin qeveritar të ketë të tillë.

“Ata që kanë të ngritura aktakuza, kam thënë edhe më herët që është çështje që i takon partnerëve të koalicionit”.

“Nuk është e hijshme, që pavarësisht si do të jetë epilogu, që të kemi ministra që janë në procese gjyqësore, pavarësisht për çfarë vepra bëhet fjalë”, tha Tahiri.

“Është e ndjeshme sidomos për Republikën e Kosovës ku sytë dhe mendja e bashkësisë ndërkombëtare është nga ne dhe shohin se sa po arrijmë të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të jemi efikas dhe të qeverisim me duar të pastra”, tha ai.

Tahiri  ka thënë se ky nuk është mesazhi i duhur që duhet t’i dërgohet Bashkimi Evropian nga Kosova.

“Mendoj që duhet të çojmë mesazhe të qarta. Nuk është mesazh i mirë për Bashkimin Evropian , as për agjendën evropian por kjo është çështje që i takon kryeministrit dhe partnerëve të koalicionit”, tha ai për Zona B në Klan Kosova.

Related posts