
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë të ditur se sot më 26 prill do të hapet aplikimi për pagesa direkte/subvencione për kultura dhe aktivitete bujqësore. Subvencione këto që mbeshteten përmes programit të pagesave direktet/subvencione për vitin 2022.
Sipas MBPZHR-së, hapja e fazës së aplikimit është mundësuar pas aprovimit të këtij programi dhe ndjekjes së procedurave ligjore për hartimin e udhëzimit administrativ, diskutimit paraprak, diskutimit publik dhe hyrjes në fuqi të këtij akti normativ pas shpalljes në gazetën zyrtare, si dhe pas koordinimit të drejtorive për bujqësi në komuna me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
“Përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kemi planifikuar një buxhet prej 5 milionë euro për subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore, grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë”, kishte thënë ministri Faton Peci.