
Pas rezultateve të dobëta të ekipit të Gjilanit, dyshohet se ata kanë vendosur ta shkarkojnë trajnerin.
Gjilani u mposht me rezultat 2:0 nga Dukagjini në ndeshjen e vlefshme për xhiron 30 në Superligën e Kosovës.
Pas kësaj humbje Gjilani qëndron në pozitën e tretë me nëntë pikë larg vendit të parë Ballkani.
Nga portali online “Gazeta Projekti” kanë provuar disa herë të marrë një konfirmim nga trajneri Munishi, por i njëjti nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.