970×90
970×90

Paraburgimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Paraburgimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

E ajo që i bashkon më së shumti, sipas Dhomave të Specializuara janë tre vaktet e ushqimit.

“Ushqimet janë të larmishme, të përgatitura dhe të servirura mirë dhe të kënaqshme në cilësi dhe sasi për sa i përket standardeve të të ushqyerit. Në rast se të paraburgosurit dëshirojnë t’i përgatisin vetë ushqimet, ata mund të përdorin ambientet e gatimit dhe mund të blejnë me shpenzimet e tyre përbërësit e disponueshëm në dyqanin e Burgut”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.

Përpos kësaj, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi, Mustafa, Gucati, Haradinaj e Shala, mund të qëndrojnë me njëri tjetrin edhe në aktivitete tjera gjatë ditës.

Me ardhjen e stinës së pranverës, do të mund të kalojnë më shumë kohë në objektet e jashtme të qendrës së paraburgimit.

“Të paraburgosurve u lejohet qasja e përditshme në ajër të pastër dhe ushtrime fizike. Ata kanë qasje në një oborr dhe tarracë të hapur, si dhe në një palestër dhe sallë sportive. Atyre u lejohet të lexojnë dhe shkruajnë materiale dhe duke përdorur një bibliotekë që përmban libra, revista dhe gazeta në gjuhët e tyre amtare. Përveç kësaj, ata kanë qasje edhe në programet e radios dhe televizionit”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.

Megjithëse pjesa më e madhe e tyre janë të paraburgosur nga viti 2020, vizitat u lejuan të zhvillohen nga korriku i vitit 2021.

Nga kjo kohë, Specialja thekson se janë bërë më shumë se 350 vizita personale nga të afërmit dhe vizitorë tjerë të të paraburgosurve.

“Çdo të paraburgosuri i lejohen 10 ditë vizitash në çdo periudhë 30-ditore, e cila mund të përfshijë disa vizitorë në një dite të vetme. Vizitat në përgjithësi mund të zgjasin gjithë ditën. Të paraburgosurit kanë akses në një telefon kur janë jashtë qelive dhe në përgjithësi nuk ka kufizime për numrin e telefonatave që mund të bëjnë”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.

E kontaktet me familjarët, ish krerët e UÇK-së, kanë mundësi t’i mbajnë edhe me video lidhje.

Që të gjithë të paraburgosurit, që po mbahen të mbyllur në Hagë nën akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit, dhe pengim të drejtësisë.

Kronika e realizuar nga gazetarja Florijeta Dernjani.

Related posts