970×90
970×90

E fundit: Albin Kurti nuk beson në skandalin e ambasadorit Berishaj

E fundit: Albin Kurti nuk beson në skandalin e ambasadorit Berishaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me rastin e skandalit financiar në Slloveni ku dyshohet të jetë përfshirë ambasadori Martin Berishaj. I pari i ekzekutivit vetëm ka cituar fjalët e ambasadorit të Kosovës, i cili ka mohuar raportimet e mediave sllovene.

“Zëdhënësi ynë i qeverisë e ka dhënë qëndrimin dhe po ashtu ambasadori Berishaj e ka bërë një deklaratë me të cilën tregon se ato janë të pavërteta dhe se do ta padisë mediumin i cili ka shpifur asisoj”, deklaroi Kurti.

Kujtojmë që Berishaj po dyshohet për përfshirje në një skandal të madh financiar në Slloveni.

Related posts