970×90
970×90
970×90
970×90

Rasim Selmanaj mundëson vazhdimin e punimeve Deçan – Plavë

Rasim Selmanaj mundëson vazhdimin e punimeve Deçan – Plavë

Ndërtimi i rrugës që lidh Deçanin me Plavën po del të jetë goxha problem. Kjo për shkak të Zonës së Mbrojtur ku gjendet Manastiri i Deçanit, e nëpër këtë pjesë duhet të ndërtohen rreth 6 kilometra rrugë që përfshihen në projekt.

Mirëpo, në këtë zonë janë pezulluar punimet pas kërkesës së Manastirit të Deçanit të cilët janë thirrur në ligjin për Zonat e Mbrojtura të Republikës së Kosovës.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, ka kërkuar që të ndiqet shembulli i tij për gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme për të dy palët.
Ai ka thënë se mund të nënshkruhet një memorandum mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit për të lejuar punimet në Zonën e Mbrojtur që përfshin 6 kilometra.

Në një intervistë për portalin arbresh.info, Selmanaj ka rrëfyer se në vitin 2015, atëkohë si kryetari i Deçanit ka nënshkruar një marrëveshje me priftin e manastirit Sava Janjiq për t’i lejuar punimet vetën për 2.5 kilometra rrugë.
Ai ka ofruar edhe dokumentin e marrëveshjes, ku thuhet se “Dy palët pajtohen që rruga lokale në mes të varrezave ortodokse serbe dhe urës Bailey brige së ndërtuari kohëve të fundit që kalon përballë Manastirit të Deçanit (me gjatësi 2.4 km) do të riparohet pa pasur ndonjë ndikim negativ në mënyrën e jetës murgjve dhe në pamjen e ambientit në trashëgiminë kulturore dhe historike të zonës….TË DY PALËT pajtohen që të vazhdojnë punimet..”, thuhet mes tjerësh në marrëveshje.

Por, në këtë memorandum nuk përfshihen edhe 6 kilometrat e tjerë për të cilat gjate ditës së djeshme janë ndërprerë punimet nga institucionet e Kosovës pas kërkesës që ka bërë Manastiri i Deçanit.

“Nëse Sava Janjic ka pranuar 2.5 kilometra në atë zonë për t’u asfaltuar nuk e di pse nuk po lejon tash. Mendoj që e ka gabim këtë qasje. Është në interes të manastirit që kjo rrugë të asfaltohet. Nuk e di pse po ndërhyjnë në këto raste. Ai mund të negocioj me kryetarin e Deçanit për këto zona por asnjëherë nuk vjen në shprehej që këto rrugë të pengohen dhe punimet po vazhdojnë përtej zonës së Mbrojtur”, ka thënë Selmanaj.

Related posts