970×90
970×90

20.800 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës në Ukrainë

20.800 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës në Ukrainë

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë – pra nga 24 shkurti e deri më sot, janë vrarë 20.800 ushtarë rusë gjatë luftimeve me forcat ukrainase.

Ukrainasit kanë përpiluar raportin për 24 orëshin e fundit, ku tregohen detaje për humbjet që i kanë shkaktuar Rusisë si në njerëz ashtu në makineri luftarake, transmeton Telegrafi.

Ata pretendojnë se kanë vrarë 20.800 ushtarë rusë, si dhe 2.063 mjete të blinduara ia kanë shkatërruar Moskës.

Ndërkaq muajin e kaluar Kremlini pretendonte se vetëm 1.351 ushtarë rusë janë vrarë, dhe 3.825 tjerë janë plagosur në luftën në Ukrainë.

Related posts