970×90
970×90

Kryetari i Mitrovicës deklarohet për shpërthimet në veri

Kryetari i Mitrovicës deklarohet për shpërthimet në veri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, është deklaruar për shpërthimet e mbrëmshme në veri të vendit.

Ai ka deklaruar se i ka dëgjuar shpërthimet dhe krismat natën e mbrëmshme, teksa ka kërkuar kujdes nga të gjitha institucionet duke u shprehur se “situata është e ndjeshme”.

Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza tha se i ka dëgjuar edhe vetë këto krisma.

“I kena dëgju se unë qaty jetoj, jetoj në qendër të qytetit te cepi i urës. Janë dëgju normalisht që situata e sigurisë është mjaft e ndjeshme, duhet kujdes prej të gjitha institucioneve dhe secili ta kryej punën e vetë me përkushtim me përgjegjshmëri të lartë dhe me kujdes maksimal”, tha Hamza të hënën për Express.

Tutje, ai tha se është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe se nuk është e lehtë me jetu në këto rrethana.

“Unë jam në kontakt me qytetarët, dal edhe në atë pjesë anej. Ata i kanë shqetësimet e tyre, për sigurinë e tyre, të pronës etj, nuk është e lehtë thjeshtë me jetu në ato rrethana, ata jetojnë që një kohë të gjatë. Edhe na jemi gjithmonë brenda kompetencave tona si komunë, se ne e dimë që kompetencat e pushtetit lokal në Mitrovicë në pjesën e territorit të komunës jugore janë të plota, por në territorin e komunave tjera ne mundemi me u solidarizu mi ndihmu gjithçka që është brenda kompetencat tona”, u shpreh Hamza.

Hamza kërkoi që për detaje shtesë lidhur me këto shpërthime të kontaktohen organet e rendit.

Policia ka thënë mbrëmë se krismat e dëgjuara në veri kanë qenë nga mjetet piroteknike.

Sipas policisë, ato “me gjasë” kanë qenë të një feste të ditëlindjes dhe nuk ka dëme.

Kujtojmë se ditë më parë Policia e Kosovës është sulmuar nga granata dore, kallashnikov dhe mjete piroteknike në veri të vendit.

Goditja e parë ishte me thumba metalikë në rrugë.

E policia po dyshon se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë.

Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë zyrtar policor të lënduar.

Related posts