Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të javës që vjen vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët.
Sipas IMHK-së, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. “Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nga dita e enjte parashihet të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të jetë drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.