970×90
970×90
970×90
970×90

Presidenti Thaçi nesër pritet nga kancelari austriak

Presidenti Thaçi nesër pritet nga kancelari austriak

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër (e martë) pritet ta takojë kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Sipas agjendës së presidentit, ai nesër pasdite do të zhvillojë një takim me kancelarin austriak, derisa gjatë qëndrimit në Vjenë pritet të zhvillojë takime me personalitete të tjera të jetës politike dhe publike.

Po ashtu, në një ceremoni të veçantë, Thaçi do të jetë nikoqir i shumë miqve të Kosovës, të cilët kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi pritet të marrë pjesë edhe në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman Hashim Thaçi – A Biography”, i cili pritet të promovohet nga Akademia Diplomatike e Vjenës.

Sipas njoftimit të kësaj akademie në këtë promovimin e këtij libri do të merr pjesë, autorja Suzy Jagger, ambasadori, Albert Rohn dhe ambasadori Wolfgang Petrisch, derisa si i ftuar i special do të flas edhe presidenti Thaçi.

Related posts