970×90
970×90

Kurti: Kur morëm mandatin, politikën e jashtme e gjetëm në gjendje të vështirë

Kurti: Kur morëm mandatin, politikën e jashtme e gjetëm në gjendje të vështirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet lidhur me politikën e jashtme, ka përmendur se sivjet Kosova aplikon në Bashkimin Evropian.

Kurti ka folur gjatë për reformat, të arriturat, dhe politikën e jashtme se si ka avancuar Kosova, derisa ngecjet ua ka faturuar qeverive të kaluara.

“Më 22 mars 2021, kur filluam këtë mandat, politikën e jashtme e gjetëm në gjendje të vështirë, nuk pati qasje të barabartë në bashkëpunimet bialterale. Nuk pati përgatitje për aplikim në organizata ndërkombëtare dhe asnjë strategji për shtetet që nuk na kanë njohur. Shërbimi i jashtëm ishte në gjendje të rënduar. Pas një viti kemi situatë rrënjësisht tjetër. Kosova ka përfaqësim dinjitoz”, u shpreh kryeministri Kurti.

Related posts