
Ditë më parë qarkulluan lajme në mediat rozë se Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar.
Mjaftoi një foto e reperes që të ndizen të tilla aludime. Loredana kishte postuar disa fotografi, ku në njërën prej tyre ishte shfaqë me çizme të njëjta si të Mozzikut.

Pas gjithë asaj vale me thashetheme, më në fund reperja ka treguar se si qëndron e vërteta.

E pyetur nëse është me Mozzik, ajo e ka mohuar shkurt duke i shkruar një komentueseje: “JO”.

Ndonëse nuk janë bashkë, dy artistët do jenë gjithnjë ‘të lidhur’, pasi kanë një vajzë.
Vitin e kaluar ishte Loredana, ajo e cila kishte konfirmuar ndarjen nga reperi me të cilin ka një vajzë./Shqip.com