Në fshatin Poterq të Epërm të Klinës, tashmë kanë arritur serbët për të shënuar manifestimin e tyre të paraparë.
Njëri nga protestuesit ka thënë për Indeksonline se pas arritjes së serbëve, situata ka eskaluar dhe gjatë intervenimit policia ka arrestuar disa persona.
Nuk dihet saktë numri i të arrestuarve, pasi policia ende nuk e ka konfirmuar këtë gjë.
Ndryshe, banorët e këtij fshati kanë dalë që në mëngjesin e sotëm për të protestuar kundër manifestimit të komunitetit serb, pasi në këtë fshat janë vrarë 17 civilë gjatë luftës së fundit në Kosovë./Indeksonline/