970×90
970×90

AAK-ja kërkon urgjentisht të rishikohet buxheti

AAK-ja kërkon urgjentisht të rishikohet buxheti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti, që ta rishikojë sa më parë buxhetin për shkak të krizës financiare që ka kapluar vendin.

“Janë rritur çmimet, ka një situatë urgjente të krizës në Kosovës. Bazuar në këtë, si AAK i sugjerojmë Qeverisë që të ndërmerr rishikimin e buxhetit. I propozojmë Qeverisë që t’i parasheh disa instrumente që të ndërhyn në krizën financiare në vend, për fuqinë blerëse dhe krizën që po e kalojnë qytetarët e vendit. Duhet të hiqet taksa për produktet bazë ushqimore, vlerësimi i akcizës për naftën sepse çmimi i rritur i naftës ka ndikim në rritjen e të gjithë çmimeve të tjera”, tha Haradinaj të hënën në një konferencë.

Related posts