970×90
970×90

Një i vdekur dhe 19 raste të reja nga Covidi

Një i vdekur dhe 19 raste të reja nga Covidi

 

 

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 19 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Prill Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 49 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.698 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.678 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.224 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.027 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860.

Në total numri i rasteve aktive është 55

Related posts