970×90
970×90

Sulmohet me raketa Odesa, goditet ‘infrastruktura kritike’

Sulmohet me raketa Odesa, goditet ‘infrastruktura kritike’

Sulmet me raketa ruse goditën qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, të dielën në mëngjes. Sipas këshillit të qytetit, Odesa u sulmua nga ajri, ku disa nga raketat u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore.

“Në disa rrethe ka shpërthyer zjarr”, postoi Këshilli i Qytetit të Odesës në llogarinë e tij zyrtare në Telegram.

CNN raporton se një depo karburanti në qytetin ukrainas të Odesës është duke u djegur këtë mëngjes, bazuar në raportimet e ekipit, por edhe një dëshmitari në vendngjarje, i cili tha se u dëgjuan gjashtë shpërthime në depon e karburantit para lindjes së diellit.

Ndërkohë mësohet një sulm rus kishte goditur “infrastrukturën kritike” në qytetin port jugor të Odesas, tha Serhii Bratchuk, zëdhënësi i Shtabit Operacional të administratës ushtarake rajonale të Odesës.

“Një nga objektet kritike të infrastrukturës është goditur mëngjesin e sotëm. Aktualisht situata është nën kontroll, shërbimet përkatëse po punojnë në vendngjarje. Detajet do të njoftohen më vonë”, tha ai në televizionin kombëtar.

Të premten, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po konsolidohej dhe po përgatiste “sulme të fuqishme” në jug.

Related posts