![Aktori francez ka disa fjalë për Putinin](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2022/04/D34C3300-0DE3-42D0-9EDA-1B4BFFD1A362.jpeg)
Kremlini ka “goditur prapa” pasi aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu, ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për “teprime të çmendura, të papranueshme” në Ukrainë.
Depardieu ka thënë se populli rus nuk janë përgjegjës për sjelljen e presidentit të tyre.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, më pas deklaroi se aktori me siguri “nuk e kupton situatën në Ukrainë”, prandaj ka thënë se “unë mund t’ia shpjegoj”.
Depardieu kishte lënë Francën për arsye të taksave të larta dhe kishte marrë shtetësinë ruse në vitin 2013.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/04/gerard-depar.jpg)
Ai pranoi pasaportën e Rusisë nga vetë presidenti Putin në një resort në Detin e Zi në Sochi.
Në atë kohë, aktori dhe presidenti shtrënguan duart dhe përqafuan njëri – tjetrin, me Depardieu që e përshkruante Rusinë si “demokraci e mrekullueshme”.
Në vitin 2015, Ukraina kishte vendosur ndalesë për të për pesë vjet pasi ai përkrahu aneksimin e Krimesë.
Përkundër kësaj, aktori ka denoncuar luftën në Ukrainë menjëherë kur filloi në muajin shkurt duke bërë thirrje për negociata.
Kritika e Depardieu për liderin rus është bërë në agjencinë franceze të lajmeve AFP të enjten.
“Populli rus nuk janë përgjegjës për këtë çmendur, për këto veprime të papranueshme të liderit të tyre Putin”, tha ai.
Depardieu ka thënë gjithashtu se ai do të jap të gjitha fitimet e tij nga tri net të koncerteve në Paris, duke filluar nga e premtja, “për viktima e Ukrainës nga kjo luftë tragjike”.