
FIFA ka bërë publike listën e renditjes së kombëtareve, ku ka pasur disa ndryshime, përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë.
Kombëtarja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë kanë ndryshuar pozita me ranglistën e re të FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme.
Herën e fundit, Kosova ishte në vendin e 109-të, kurse me ranglistën e re Kosova është radhitur në pozitën e 107-të me 1173.9 pikë të grumbulluara.
Ndryshime ka pasur edhe te Kombëtarja e Shqipërisë.
Deri herën e fundit Shqipëria pozicionohej në pozitën e 65-të, ndërsa tash me ranglistën e re, Shqipëria pozicionohet në pozitën e 66-të me 1371.86 pikë të grumbulluara.