970×90
970×90

Ditëlindja më speciale e jetës për Haxhi Krasniqin, njofton se po bëhet baba

Ditëlindja më speciale e jetës për Haxhi Krasniqin, njofton se po bëhet baba

Haxhi (Robin) Krasniqi e feston sot ditëlindjen e 35-të.

Dhe, ky përvjetor do të jetë më i veçanti në jetën e boksierit të njohur kosovar, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit ka zbuluar se bashkë me bashkëshorten e tij, Marigona, po e presin fëmijën e tyre të parë.

“Falenderimi i Takon Zotit qe ne ditelindjen e 35 me jepi dhuratat me te mira ne Jetë! Qellimin dhe ëndërren me te bukur ne Jetë Zoti po na e realizon dhe po na jep mundesin te kemi Familien tonë!!”, ka shkruar boksieri nga Juniku në “Instagram”.

E gëzimin e ka shprehur edhe bashkëshortja e tij, Marigona Krasniqi, po ashtu përmes rrjeteve sociale.

Çifti u kurorëzua dy javë më parë.

Shpresojmë që gjithçka do të shkojë mirë deri në fund dhe Krasniqi të bëhet baba.

Ditëlindjen tjetër, njëri prej boksierëve më të suksesshëm kosovarë në histori, mund ta festojë së bashku me bebushin e tij. /Gazeta Express/

Related posts