970×90
970×90
970×90
970×90

Driton Gashi, kandidat potencial për sekretar të Presidencës

Driton Gashi, kandidat potencial për sekretar të Presidencës

Ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi është pretendenti kryesor  për pozitën e sekretarit të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

 Sekretaria e Komisionit për Vlerësimin e Kritereve (KVK) në Ministrinë e Administratës Publike (MAP) ka bërë me dije se kandidat potencial për këtë pozitë janë edhe Shpejtim Nishori e Isa Lahi.

 “Sekretaria e KVK-së, ju informon se Komisioni për Vlerësimin e Kritereve, në pajtim me nenin 14 të Rregullores nr. 06/2010 për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në ShCK, pas përfundimit të procedurës se konkurrimit kandidatet potencial për procedurë të mëtejme të emërimit për pozitën sekretar i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës janë: Driton Gashi, Shpejtim Nishori dhe Isa Lahi”, ka bërë me dije sekretaria e KVK-së, raporton “Epoka e re”.

 Driton Gashi ishte shkarkuar nga pozita e shefit të AKI-së, për shkak të mos informimit të kryeministrit të vendit lidhur me çështjen e ndërprerjes së lejeqëndrimit, ndalimit dhe depërtimit të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë.

 Më herët Gashi ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Related posts