Menjëherë pasi e ka shpëtuar një fëmijë që ishte varur në një ballkon të një ndërtese në Paris, 22-vjeçari nga shteti i Malit të Afrikës, i cili është emigrant në Francë ka marrë statusin e heroit.
Kryebashkiakja e Parisit i ka thënë se do t’i ndihmojë t’i rregullojë letrat franceze ndërkohë që Presidenti Emannuel Macron ka shkuar edhe më tej.
“Me z.Gassama i cili shpëtoi jetën e një fëmije të shtunën duke u ngjitur në katin e katërt. Si një njohje për këtë akt heroik i thashë se statusi i tij do të rregullohet dhe se brigada e zjarrfikësve të Parist është e gatshme ta mirëpresë.
Unë po ashtu e ftova që të aplikojë për naturalizim. Franca është me vullnet dhe z. Gassama e demonstroi me përkushtim se a ka atë vullnet”, ka shkruar Macron.