Negociatorët ukrainas të cilët zhvilluan takim sot në Turqi me ndërmjetësim të presidentit turk Erdogan kanë bërë disa propozime për palën ruse, ndër të tjera edhe mbajtjen e statusit neutral të Ukrainës karshi anëtarësimit në aleanca ushtarake siç është NATO dhe mospraninë e bazave ushtarake atje shkruan The Guardian duke cituar negociatorët ukrainas.
Poashtu pala ukrainase ka propozuar që të ketë garantues të sigurisë nëse Ukraina sulmohet sërish, dhe sipas mediave të huaja në mesin e garantuesve hyjnë: ShBA-ja, Britania, Kina, Franca, Turqia, Izraeli, Polonia, Kanada dhe Italia.
Propozimet poashtu përfshijnë edhe konsultimet për statusin e Krimesë në afat 15-vjeçar i cili do të hyjë në fuqi vetëm nëse ka armëpushim të plotë.