970×90
970×90

Shaqiri: Zvicra duhet të fitoj ndaj Kosovës

Shaqiri: Zvicra duhet të fitoj ndaj Kosovës

 

Të martën, Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me Kosovën në Letzigrund, duke filluar nga ora 18:00.

Në konferencë për shtyp ka folur edhe Xherdan Shaqiri, i cili është me prejardhje nga Kosova, ku ka thënë se ndaj Kosovës duhet fitore.

“Në miqësoren kundër Kosovës duhet fitore”, shprehet Shaqiri.

Veç Shaqirit edhe menaxheri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin tha se “duhet të fitojmë ndaj Kosovës”

Ndërkaq, gjatë konferencës Shaqiri u pyet edhe lidhur me emocionet e tij në ndeshjen ndaj Kosovës ku tha se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer anipse jo të gjithë fansat të pëlqejnë gjatë gjithë kohës.

“Është krejt normale që jo të gjithë fansat të pëlqejnë gjatë gjithë kohës. Mendoj se 95 për qind e njerëzve do të jenë të lumtur të më shohin duke luajtur. Sigurisht që do të jetë një lojë e shkëlqyer”, thotë Shaqiri.

Veç të tjerash Shaqiri komentoi edhe për agresionin rus që po ndodhë në Ukrainë, ku tha se kjo është një foto e tmerrshme dhe askush nuk e mbështet luftën, përfshirë edhe atë.

“Nuk dua të them shumë për këtë, por sigurisht që është një foto e tmerrshme. Askush nuk e mbështet luftën, përfshirë edhe mua”, shprehet Shaqiri.

Related posts