970×90
970×90

Prekëse! Këngëtarja shqiptare ndan pjesë nga ditari i saj personal i vitit 1999, përshkruan frikën e saj gjatë luftës në Kosovë!

Prekëse! Këngëtarja shqiptare ndan pjesë nga ditari i saj personal i vitit 1999, përshkruan frikën e saj gjatë luftës në Kosovë!

Përkundër që jo shumë aktive me prurjet e reja muzikore përshkak të jetës në Zelandë të Re, Vesa Luma është shumë aktive në rrjete sociale ku qëndron pranë ndjekësve me postime të ndryshme e interesante.

I tillë ishte edhe i fundit ku ndau një pjesë nga ditari i saj personal nga koha e fëmijërisë.

Vesa ka sjellur një shkrim të shkëputur nga ditari i saj i viti 1999, në të cilën ka përshkuar situatën në të cilën ndodhej Kosova.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja nga Prishtina ndau përjetimet e saj që kishte ndjerë gjatë asaj periudhe të vështirë në të cilën po kalonte populli.

“24 Mars ,e merkure,1999 (pjese nga ditari im). Është ora 20:00, mu po më dridhet dora se qetash po e di se situata në Kosovë është shumë dramatike, prandaj ka ndërhyrë NATO. E tash na e kanë ndal rrymën”, kishte shkruar Vesa në ditarë atë kohë.

Related posts