
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Grupit të Rithemelimit për ndryshimet statutore të 11 dhjetorit.
Ndryshimet në statut përfshijnë zhbërjen e strukturat drejtuese që ishin, shkarkim të nënkryetarëve, logo dhe vulë të re të partisë.
Ndër ndryshimet më të rëndësishme, është neni që detyron kreun e Partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim.