
Përkthyer dhe përshtatur nga Blerta Maka.
Madeleine Korbel Albright, emri i saj i lindjes Marie Jana Körbelová e lindur më 15 maj 1937 në Pragë; vdiq më 23 mars 2022 në Uashington, D.C. Ishte një politikane amerikane nga Partia Demokratike. Ajo ishte Sekretare e Shtetit të SHBA nga viti 1997 deri në 2001 dhe ishte gruaja e parë që mbajti këtë detyrë.
Babai i saj Josef Körbel ishte një diplomat çekosllovak, më vonë profesor i politikës në Universitetin e Denverit në SHBA. Dhjetë ditë pasi Wehrmacht-i gjerman marshoi në Pragë, familja e ngushtë iku në Londër në 1939. Në vitin 1941 prindërit e saj u konvertuan në katolik dhe i rritën fëmijët e tyre në këtë besim pa u treguar atyre për të kaluarën e tyre hebreje.
Vetëm në moshën 58-vjeçare, pas një letre të nëntorit 1996 dhe pretendimeve të gazetave arabe në dhjetor 1996, Albright mësoi përmes një kërkimi nga Washington Post se tre nga gjyshërit e saj ishin vrarë në Holokaust. Ajo gjeti emrat e Arnost dhe Olga Körbel në sinagogën Pinkas në Pragë në fillim të vitit 1997 në listën e 77,000 njerëzve që kishin vdekur në Holokaust.
Në vitin 1945 Josef Körbel u kthye me familjen në Pragë pas luftës në anën e qeverisë së Edvard Beneš me shpresa të mëdha. Në vjeshtën e vitit 1945 emërohet ambasador i Çekosllovakisë në Beograd të Jugosllavisë dhe u shpërngul atje me familjen. Në vitin 1948, pas grushtit të shtetit komunist në Çekosllovaki, familja arriti të merrte azil politik në Shtetet e Bashkuara, shtetase e së cilës Marie Jana Korbelová u bë në vitin 1957. Babai i saj gjithashtu u bë shtetas amerikan në të njëjtin vit.
Madeleine Albright ishte e martuar me gazetarin Joseph Medill Patterson Albright nga viti 1959 deri në divorcin e tyre në 1982.
Çifti ka tre vajza, binjaket Alice dhe Anne (lindur më 17 qershor 1961) dhe Katherine (lindur më 5 qershor 1967).
Nga viti 1959, Madeleine Albright studioi shkenca politike në Kolegjin Wellesley dhe drejtësi dhe shkenca politike në Universitetin e Kolumbias, ku mori doktoraturën në vitin 1976. Ajo ishte anëtare e fakultetit në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm në Universitetin Georgetown në Uashington nga viti 1982 deri në 1992.
Përveç çekishtes dhe anglishtes, Albright fliste edhe frëngjisht dhe ishte gjithashtu në gjendje të komunikonte mirë në rusisht dhe polonisht.
Sipas familjes së saj, ajo iu nënshtrua kancerit më 23 mars 2022.