970×90
970×90

Kryeministri Kurti komenton emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit

Kryeministri Kurti komenton emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sot për herë të parë propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, që kryeprokuror i shtetit të jetë Blerim Isufaj.

I pyetur se a është Blerimi, Elezi që kryeministri kishte paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore, Kurti deklaroi se ai “është me një situatë të vështirë”.

“Tash unë jam më një situatë të vështirë tash. Se ai është Blerim e ky është Elez, qysh Blerimi është Elezi. Blerimi është Blerimi, Elezi është Elezi”, tha Kurti.

Tutje Kurti ka shtuar se zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit është më e rëndësishme se zgjedhja e tij si kryeministër, raporton Paparaci.

“Unë nuk mund të përzihem në këtë çështje, por po e ritheksoj se zgjedhja ime kryeministër me 22 mars të vitit të kaluar nuk është e rëndësishme sa zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit”, shtoi ai në KTV.

Kurti ka thënë se të kërkosh të proces transparent nuk i bie që po përzihesh në proces.

“Neve nuk na është kërkuar një gjë e tillë që të kontribuojmë në transparencë e llogaridhënie, e kam parë pakënaqësinë e shoqërisë civile. Besoj që duhet të adresohet. Por që të thuhet që duam më meritorët në kuadër të një procesi transparent nuk do të thotë përzierje, por do të thotë që të kujdesesh të mos përzihet askush”, përfundoi ai./

Related posts