970×90
970×90

Albin Kurti feston sot ditëlindjen, mbushi 47 vite

Albin Kurti feston sot ditëlindjen, mbushi 47 vite

 

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i subjektit më të madh politik në vend, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 47-të. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë.

Kurti është kryeministri i katërt dhe i gjashtë i Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.

Në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt 2021, lista e Vetëvendosjes fitoi 50.28 për qind të votës popullore, e që është rezultati më i mirë që një parti e ka arritur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Albin Kurti ka publikuar mbi 550 artikuj, dhe është ftuar të prezantojë në universitete të ndryshme të njohura brenda dhe jashtë vendit. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate.

Ai është i martuar me Rita Augestad Knudsen dhe kanë një vajzë, Lean

Related posts