970×90
970×90
970×90
970×90

Zelensky e bindi Joe Bidenin të mos sanksionojë Roman Abramovichin, arsyeja është e fortë

Zelensky e bindi Joe Bidenin të mos sanksionojë Roman Abramovichin, arsyeja është e fortë

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich nuk do të jetë në shënjestër të qeverisë amerikane për sanksione pas një kërkese të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sipas mediumit The Mirror, Zelensky i kërkoi presidentit amerikan Joe Biden të mos vendosë sanksione ndaj pronarit të Chelseat, Abramovich, pasi ai mund të jetë një ndërmjetës i dobishëm në bisedimet për paqe.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka vendosur masa të rrepta ndaj Abramovich, duke përfshirë kapjen e Chelseat, për shkak të lidhjeve me presidentin rus Vladimir Putin, Biden i ka rezistuar presionit për ta shënjestruar atë në mënyrë specifike.

Pas një telefonate nga Zelensky, Shtëpia e Bardhë thuhet se ka bindur Departamentin e Thesarit të SHBA-së që të mos vazhdojë me planet për të synuar sanksionet ndaj Abramovich dhe bizneset e tij.

Mediumi britanik shpjegon pse një nga njerëzit më të pasur në botë i ka shmangur sanksionet e SHBA, pavarësisht se Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian e goditën atë me ndalime udhëtimi dhe ngrirje të pasurive.

Sipas raporteve, Biden u konsultua me Zelenskyn për një sërë sanksionesh, duke përfshirë planet për pronarin e Chelseat.

Abramovich i është përgjigjur një thirrjeje nga ndihmësit e Zelenskyt për të ndihmuar ndërmjetësimin e bisedimeve të paqes, një zhvillim i cili kishte ndodhur ende pa iu konfiskuar pasuritë britanike nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar – përfshirë Chelsean – në kontrast me veprimet e SHBA.

Related posts