970×90
970×90

Kongresmeni amerikan: Kosova sa më shpejtë në BE dhe NATO

Kongresmeni amerikan: Kosova sa më shpejtë në BE dhe NATO

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka thënë se Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Siç thotë ai, Kosovës i duhet sa më shpejtë anëtarësimi në BE dhe në NATO.

“Ka nevojë për një rrugë të shpejtë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta. Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Është e rëndësishme që ta bëjmë Kosovën anëtare të BE-së dhe NATO-s.

Kosova ka qenë një mike besnike i SHBA-ve, një mike besnik i BE-së . Dhe më e pakta që mund të bëjmë është ta fusim Kosovën në familjen e NATO-s”, tha Torres në Kanal10.

Torres ditë më parë i ka shkruar presidentit të SHBA-së, Joe Biden, duke i thënë se ka ardhur koha që Kosova të hyjë në NATO.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje pesëshes evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Torres konkretisht u ka bërë thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të njohin Kosovën, kështu duke hapur rrugën për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Related posts