Me 24 prill të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim më komunën e Deçanit kanë mbajtur ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, por gjatë ditës së djeshme Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë reagoi në lidhje me punimet që po zhvillohen atje.
Sava Janjiq, Igumen i Manastirit të Deçanit, bashkë me Listën Serbe e me shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thanë se me këtë po bëhet shkelje ligjore pasi po ndërhyhet në zonë të mbrojtur.
Ndaj këtyre deklaratave pati reagime nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe organet komunale të Deçanit.
Por, misioni i OSBE-së në Kosovë doli me një deklaratë ku tha se janë ndaluar punimet në këtë rrugë.p