970×90
970×90

Ballkani e mbyll pjesën e parë me epërsi kundër Drenicës

Ballkani e mbyll pjesën e parë me epërsi kundër Drenicës

 

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Drenicës, e vlefshme për javën e 26 në Superligë.

Ballkani ishte skuadër më e mirë në këtë përballje dhe me plot meritë mbylli intervalin në epërsi.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Baftiu në minutën e 40, pas një asistimi brilant, zhagas, nga Ermal Krasniqi nga krahu i majtë.

Baftiu pati një rast tjetër të artë të shënonte para golit, por nuk arriti të parabolojë portierin kundërshtar.

Drenica, ndërkohë, synonte që me kundërsulme të bënte më shumë, por pa sukses.

Ballkani 1-0 Drenica, pas 45 minutave të parë.

Related posts