
Tek Bayern Munichu vazhdojnë diskutimet për vazhdimin e kontratës së Robert Lewandowskit.
Kontrata e sulmuesit polak do të përfundojë në qershor të vitit 2023, por përfaqësuesit e tij kanë thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë ofertë nga gjiganti bavarez për vazhdimin e kontratës.
E në ndërkohë kanë nisur të qarkullojnë zëra se futbollisti më i mirë në botë i shpallur nga FIFA mund të largohet nga “Allianz Arena” në fund të këtij sezoni.
Tabloidi gjerman “Bild” raporton se Paris Saint-Germaini dhe Barcelona ja kanë vënë syrin veteranit të sulmit.
Ndërkohë, interesim për të ka shfaqur edhe Real Madridi, nëse dështon ta transferojë Erling Haalandin.
Por, mediumi i njëjtë raporton po ashtu se gjiganti bavarez po e bën gati një ofertë të re për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit.
24 milionë euro në sezon deri në qershor 2025, ose më saktësisht dy vjet, bashkë me atë aktual për futbollistin më të mirë në dy vjetët e fundit.