Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka deklaruar se është në përfundim e sipër pakoja e tenderimit për projektin “Kosovën e Re”, projekt ky i cili ia siguron Kosovës 1 miliardë e 300 milionë euro investim në energji.
“Kosova e re”, tash është në përfundim e sipër në pakon e tenderimit. Kanë mbetur edhe disa detale të vogla, p.sh, dhënia e kahes së minierës së re të thëngjillit. Janë dy propozime që kanë ardhur nga një grup punues që kemi krijuar me një vendim të Qeverisë. Jemi duke shqyrtuar ato propozime në mënyrë që njëri nga ky propozim të kaloj në Qeveri. Në momentin që i japim kahe, atëherë marrim edhe thëngjillin nga ai lokacion i minierës dhe specifikacionit të atij thëngjilli do të jetë pjesë e tenderimit. Unë besoj se jemi në atë rrugën e drejtë që deri në fund të vitit do të kemi një kompani të përzgjedhur të preferuar, e cila do ta bëjë ndërtimin dhe po ashtu do ta dimë saktë koston e investimit. Ndërsa, në fillim të vitit që vjen do të kompletohet pako financiare në bazë të kostos sa do të ketë Termocentrali dhe ajo pako financiare të kaloj në parlament, dhe mandej vazhdon me ndërtimin e Termocentral it”, theksoi ministri Lluka.
Ai pret që ndikim direkt në punësim dhe në rritje ekonomike më të lartë në Kosovë, do të jenë investimet energjetike me “Kosovën e Re”, investimet në sektorin minerar siç është kombinati “Trepça”, për të cilën Lluka thotë se janë duke lobuar që të ketë investime të huaja në ndërmarrjen më të re publike.