
Është duke u zhvilluar aksioni i gjerë i udhëhequr nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, siq koonfirmijonë burime të portalit “Gazeta Projekti, brenda prokurorisë kanë thanë se në pranga kanë rënë dy komandantët e dy vendkalimeve kufitare të Qaf Prushit dhe Qaf Morinës. Po ashtu bashkë me ta janë arrestuar edhe të gjithë policët të cilët ishin në ndrrim.
Aksioni është duke vazhduar, mirëpo së shpejti pritet që Prokuroria Speciale të dal me një njoftim për media.
“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera”, njoftoi IPK.